De Biasi merr drejtimin e klubit spanjoll?

Sport September 22, 2017 - 11:21

Ish-trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Gianni De Biasi shumë shpejt mund të marrë drejtimin e skuadrës së Alavesit, raporton “eldesmarque.com”.

Klubi spanjoll momentalisht është në vendin e fundit në tabelë dhe sapo ka shkarkuar trajnerin Luis Zubeldia, transmeton zeri.info

Raportohet se klubi është i gatshëm për të arritur një marrëveshje me De Biasin, i cili kishte bërë historinë me Shqipërinë, duke e kualifikuar në Kampionatin Evropian 2016.

Kampionati spanjoll nuk është i panjohur për italianin, i cili kishte drejtuar Levanten gjatë edicionit 2007/2008.

61-vjeçari përfaqëson profilin e trajnerit të cilin është duke e kërkuar klubi: evropian, jo spanjoll, me përvojë në La Liga dhe momentalisht pa kontratë. Thuhet se Alaves i ka ofruar kontratë deri në fundin e sezonit me mundësi vazhdimi edhe për një vit./Zëri