Belotti nuk vlen 100 milionë

Sport September 22, 2017 - 10:29

Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic thotë se shifra prej 100 milionë eurosh e kërkuar nga Torino për sulmuesin Andrea Belottin është shumë e madhe, transmeton zeri.info

Juventusi do të luaj me rivalin lokal, Torinon të shtunën prej orës 20:45.

“Do të doja qe derbi të përfundonte 1-0 sepse këtu tek Juve kam kuptuar se kjo është një mënyrë mjaft e mirë për të fituar”, tha Pjanic.

“Për momentin ekipet janë pak apo shumë të barabarta, edhe pse të luash në shtëpi është një avantazh. Ne duhet që gjithmonë të paraqitemi me intensitet të lartë dhe punë të madhe. Unë vetëm dua të fitoj, edhe një 1-0 apo 2-0 do të ishte e përkryer”, shtoi boshnjaku, i cili gjithashtu konsideron se Belotti nuk vlen 100 milionë euro.

“Ai është duke pasur një edicion të mirë, por 100 milionë euro është një shifër e madhe. Është shume. Sidomos kur e mendon se Cristiano Ronaldo kishte kushtuar aq dhe ai shënon 2 apo tre gola për ndeshje. Janë vetëm dy në këtë nivel, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi”, përfundoi ai./Zëri