Kemi filluar shumë keq

Sport September 21, 2017 - 14:56

Mbrojtësi i Real Madridit, Segio Ramos thotë se ekipi i tij e ka filluar shumë keq startin e edicionit të ri, transmeton zeri.info

Klubi madrilen humbi 1-0 në shtëpi ndaj Real Betisit të mërkurën dhe ka grumbulluar 8 pikë nga 5 ndeshje.

Ylli i skaudrës, Cristiano Ronaldo u rikthye në skuadër pas një suspendimi prej presë ndeshjeve, por nuk arriti të realizoj në këtë ndeshje.

“Është një fillim shumë i keq”, deklaroi Ramos.

“Është shqetësuese dhe alarmuese sepse këtu bëjnë pjesë ndeshje ndaj kundërshtarëve me të cilët normalisht do të fitonin në Bernabeu. Por, ne duhet të vazhdojmë përpara, të jemi kritikues ndaj vetvetes dhe të mendojmë për ndeshjet e ardhshme. Ne jemi të njëjtët futbollistë që fitonim tituj para një muaji”, shtoi spanjolli./Zëri