Mertens, një futbollist i klasit botëror

Sport September 21, 2017 - 14:35

Trajneri i Napolit, Maurizio Sarri mendon se Dries Mertens është një lojtar i klasit botëror, transmeton zeri.info

Sarri dëshiron që Mertens të vazhdojë të jetë i uritur për gola pas fitores 4-1 ndaj Lazios.

Napoli ka arritur të fitoj të pesta takimet e ligës italiane dhe mban kreun e tabelës.

“Mertens shënoi një gol të kalibrit botëror, një gol i jashtëzakonshëm, i cili më dha shumë emocione”, tha Sarri.

“Ai vetëm vazhdon që të bëhet edhe më i mirë dhe është duke u bërë një lojtar i klasit botëror. Dua që Mertens të jetë një kafshë e uritur për gola. Isha shumë me fat që e zbulova atë si qendërsulmues sepse duhej të bëja ndërrime kur Arek Milik ishte i lënduar gjatë vitit të kaluar, por nuk mendoja që do të bëheshim kështu”, shtoi ai./Zëri