Costa afër Atleticos

Sport September 21, 2017 - 14:19

Sulmuesi i Chelseat, Diego Costa është shumë afër transferimit te Atletico Madridi, transmeton zeri.info

Costa pritet që nesër t’i nënshtrohet testeve mjekësore te klubi spanjoll, raporton gazeta spanjolle “AS”.

Sulmuesi pritet t’iu kushtojë kryeqytetasve rreth 65 milionë euro.

Costa nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të Chelseat, Antonio Conte për këtë edicion dhe largimi i tij është shumë i pritur.

Madje, braziliani nuk ka stërvitur fare me klubin londinez që prej fundit të edicionit të kaluar dhe kishte shprehur dëshirën për t’u kthyer ne Spanjë.

Ai është stërvitur me një trajner personal në vendlindjen e tij në Brazil.

Costa do të jetë i gatshëm për të filluar stërvitjet me Atletico Madridin, por nuk do të jetë në gjendje të luaj deri në muajin janar./Zëri