Klubet italiane pas Cavanit

Sport September 21, 2017 - 12:55

Napoli, Juventusi dhe Interi janë duke menduar për transferimin e sulmuesit të Paris Saint-Germainit, Edinson Cavani në afatin kalimtar të janarit, transmeton zeri.info

Tre klubet italiane janë në garë për uruguaianin, i cili kishte pasur një mosmarrëveshje me Neymarin në ndeshjen kundër Lyonit për shkak të një penaltie, raporton “Daily Mail”.

Cavani insistoi për ta marrë përsipër goditjen e 11-metërshit, të cilën më pas e humbi.

Disa media kanë raportuar se Neymar ka kërkuar nga klubi që Cavani të shitet.

Reprezentuesi uruguaian ka realizuar gjithsej 104 gola me fanellën e gjigandit francez që prej transferimit të tij nga Napoli në vitin 2010. S

idoqoftë, një rikthim i tij në Itali duket mjaft i vështirë sepse për sulmuesin interesim ka edhe nga Chelsea, Borussia Dortmundi dhe Real Madridi./Zëri