S’kam probleme me Sanchezin

Sport September 21, 2017 - 12:31

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk ka probleme me Alexis Sanchez, transmeton zeri.info

Wenger thotë se Sanchez nuk është duke luajtur titullar për shkak të gjendjes së tij fizike dhe jo për dështimin e transferimit të kilianit drejt Manchester Cityt.

Sanchez ende nuk është paraqitur 90 minuta në ligën angleze, por ka luajtur ndeshje të plota ndaj Kolnit në Ligën e Evropës dhe në ndeshjen e së mërkurës ndaj Doncaster në Kupën “Carabao”.

Reprezentuesi kilian konsiderohej që është mjaftueshëm në formë për të filluar takimin ndaj Liverpoolit para ndeshjeve të kombëtareve, por Alex Iwobi ishte preferuar për të luajtur në ndeshjen e fundjavës së shkuar ndaj Chelseat.

“Alexis Sanchez ka qenë jashtë për shkak të lëndimeve dhe mendova se ende nuk ishte i gatshëm fizikisht për ndeshjen e së dielës”, tha Wenger./Zëri