Montella: Kemi filluar mirë

Sport September 21, 2017 - 12:11

Trajneri i Milanit, Vincenzo Montella ka thënë se ekipi i tij ka pasur një fillim mjaft të mirë të sezonit, transmeton zeri.info

Italiani i bëri këto deklarata pas fitores 2-0 të mërkurën ndaj SPAL. Franck Kessie dhe Ricardo Rodriguez shënuan për fitoren e milanezëve.

Gjigandi italian ka grumbulluar gjithsej 12 pikë nga 5 ndeshje të kampionatit italian, duke fituar katër dhe duke humbur një.

Ndeshjen e ardhshme Milani e luan të dielën në udhëtim ndaj Sampdorias.

Montella pritej që të përdorte formacionin 3-4-2-1 me Suson dhe Hakan Calhanoglun prapa Andre Silvas, por vendosi që ta lë spanjollin në bankinë.

“Zgjodha sistemin 3-5-2 sepse na jep më shumë garanci. Më pëlqeu mënyra sesi luajtëm, edhe pse sigurisht që duhet të përmirësohemi. U nervozova gjatë fundit të ndeshjes sepse mund të kishim kontrolluar më mirë topin”, deklaroi Montella.

“Kemi pasur një fillim pozitiv këtë edicion dhe nuk ishte e lehtë me kaq shumë lojtarë të rinj. Kjo skuadër është e destinuar për t’u bërë më e fortë”, shtoi ai./Zëri