ZYRTARE: Ja ku do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve 2018/19

Sport September 20, 2017 - 20:35

Edhe zyrtarisht është bërë e ditur se në cilin stadium do të mbahet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2018/2019.

Në mbledhjen e komitetit të UEFA-s, është marr vendimi që finalja e sezonit të ardhshëm të mbahet në stadiumin e Atletiko Madridit, “Wanda Metropolitano”, transmeton ORAinfo.

Arsyeja se përse komiteti i UEFA-s zgjodhi stadiumin e klubit spanjoll, është se ai është ndërtuar tani dhe ka një infrastrukturë të mahnitshme, ndërsa kapaciteti i tij është 67,829 mijë ulëse./ORAinfo/