Futbollistja kosovare 'tronditë' Kroacinë

Sport September 20, 2017 - 16:53

Kombëtarja e Suedisë importoi tri pikë domethënëse nga stadiumi i Varazhdinit, duke e mposhtur me rezultat 2:0 Kroacinë, në kuadër të xhiros së parë të grupit 4 të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Futbollistja me prejardhje nga Kosova, Kosovare Asllani realizoi gol në këtë fitore të madhe.

Ajo nga afërsia tundi portën e kroateve pikërisht në minutën e 90+2, ndërsa Hurtig shënoi e para në minutën e 62-të.

Asllani luajti titullare, por u ndëshkua edhe me karton të verdhë në pjesën e parë.

Suedezet janë në grup me hungarezet, danezet e ukrainaset.

Goli i fundit, pra i Asllanit, pa dyshim se tronditi kroatet, të cilat besonin ende në barazim!