Trajneri i Tsmokit e komenton kështu fitoren ndaj Sigal Prishtinës

Sport September 19, 2017 - 21:17

Trajneri i Tsmokit, Aleksander Krutikov e ka komentuar fitoren e skuadrës së tij ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 57:50, në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kampionëve, shkruan zeri.info.

Epërsia e mysafirëve në çerekun e katërt ka shkuar deri në 13 pikë, por në fund prishtinasit e zbutën atë në -7.

Megjithatë, bjellorusët e morën atë që deshën dhe për këtë janë në lumtur.

“Ishte një ndeshje mjaft e vështirë. Prishtina ishte një sekret për ne, pasi nuk e njihnim. Në mbrojtje ishim në nivel. Tash e kemi avantazhin nga loja e parë, por duhet të mbesim të koncentruar”, deklaroi në konferencë për shtyp trajneri Krutikov. /Zëri/