Nuk do të ketë zëvendësues për Dembelen

Sport September 19, 2017 - 17:32

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu thotë se klubi spanjoll nuk planifikon që të nënshkruaj me ndonjë zëvendësues të mundshëm të Ousmane Dembeles në janar, transmeton zeri.info

Dembele pësoi një lëndim të rëndë në sfidën ndaj Getafes dhe pritet të mungoj deri në katër muaj.

“Nuk kemi plane për afatin kalimtar dimëror. Dembele do të kthehet dhe do të na tregoj atë se çfarë kemi parë deri më tani”, deklaroi Bartomeu./Zëri