Bojkot te Vëllaznimi, Munishi paralajmëron largimin

Sport September 19, 2017 - 17:16

Vëllaznimi i Gjakovës e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar duke tubuar tetë pikë nga pesë ndeshjet e para.

Mirëpo, gjendja financiare në klubin gjakovar nuk është aspak e mirë.

Futbollistët kanë vendosur që t’i bojkotojnë stërvitjet për shkak të mungesës së pagave dhe mos-kryerjes së detyrimeve me kohë.

Trajneri i mirënjohur i kësaj skuadre, Ismet Munishi ka paralajmëruar dorëheqjen nga klubi gjakovar.

“Nëse vazhdon kjo gjendje, jemi të detyruar që të dorëzohemi. Më vjen keq nga puna që e kam bërë. Më vjen keq nga futbollistët por nuk po kemi përkrahje nga askush për fat të keq. Këta djem meritojnë respekt më të madh”, ka deklaruar Ismet Munishi për GazetaOlle.com.

Ai mori drejtimin e skuadrës në fillim të edicionit.