Lajm i jashtëzakonshëm nga Casillas

Sport September 19, 2017 - 16:29

Iker Casillas është rikthyer tek rekordet personale.

Ish-kapiteni i Realit mbajti 530 minuta lojë rresht pa pësuar gol, gjë që ndodh për herë të parë në historinë e Portos.

Deri më sot, portieri me fillimin më të mirë të ligës portugeze në historinë e Portos ishte Zé Beto, në sezonin 1983-1984, teksa arriti ta mbajë rrjetën e vet të paprekur për 512 minuta, siç është shënuar sot nga sportivja “Record”.

Tani, Casillas, i cili përballet me sezonin e tij të tretë radhazi te Porto, do të ketë një rekord të ri, pasi, deri më sot, fillimin më të mirë e ka pasur në sezonin 2010-2011, kur qëndroi 332 minuta pa pësuar gol.