Shqipëria me shumë mungesa ndaj Spanjës e Italisë, kthehet Taulant Xhaka

Sport September 19, 2017 - 15:03

Shqipëria po përballet me shumë mungesa, pak para dy ndeshjeve të radhës në kualifikimet për Botërorin Rusia 2018, ndaj Spanjës dhe Italisë.

Së fundmi është lënduar Amir Abrashi, që pritet të mungojë të paktën katër javë. Përpos tij probleme së fundmi me lëndime kanë pasur edhe Arlind Ajeti e Berat Gjimshiti.

Bekim Balaj mungoi në dy ndeshjet e fundit, ndërsa Ansi Agolli u lëndua në përballjen me Maqedoninë.

Megjithatë, trajneri, Christian Panucci, përpos këtyre mungesave do të përballet edhe me mungesat e Mërgim Mavrajt, Burim Kukelit dhe Odise Roshit që mungojnë për shkak të suspendimeve.

Në anën tjetër, pritet rikthimi i mesfushorit të Baselit, Taulant Xhaka. Kështu të paktën kishte bërë të ditur Panucci në konferencat e shkuara kur kishte thënë se Xhaka ka shanse që të kthehet në kombëtare.