Zidane: Do të nënshkruaj që të ndodh kjo, nëse e fitojmë La Ligën

Sport September 19, 2017 - 14:05

Zinedine Zidane është paraqitur sot në konferencë për media para ndeshjes me Real Betisin.

Zinedine Zidane nuk e ka problem të humb pikë në Santiago Bernabeu por me një kusht që Real Madrid ta fitojë titullin e kampionit në La Ligë.

Strategu i “Los Blancos” është paraqitur sot në konferencë për media para ndeshjes me Real Betisin.

Dhe, ai ka thënë se nuk brengoset nga pikët e humbura në shtëpi gjatë këtij sezoni.

“E nënshkruaj sot të humbim pikë në shtëpi”, deklaroi Zidane, përcjell “lajmi.net”.

“Por, me kusht që në fund të sezonit të shpallemi kampion në La Ligë”, theksoi ai. 

Image