'Gazzetta dello Sport' zbulon sa do të mungojë De Sciglio

Sport September 19, 2017 - 13:27

Juventus ka humbur përforcimin e ri, Mattia De Sciglio.

Mattia De Sciglio do të mungojë për tri deri në katër javë te skuadra e Juventusit.

Përforcimi i ri i ardhur nga Milan u dëmtua gjatë ndeshjes kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve.

“Gazzetta dello Sport” raporton se mbrojtësi i djathtë do të mungojë deri në një muaj, përcjell “lajmi.net”.

De Sciglio bëri paraqitjen e tij të parë si titullar te skuadra e re. Por, Juventus u mposht nga Barcelona me rezultat 3:0.