Nuer mungon deri në muajin janar

Sport September 19, 2017 - 13:16

Portieri i Bayern Munichut, Manuel Neuer do të jetë jashtë fushave të blerta deri në muajin janar, transmeton zeri.info

Portieri e kishte thyer këmbën gjatë një seance stërvitore edhe i është nënshtruar një operacioni.

“Neve na vjen shumë keq që Manuel Neur është lënduar përsëri. Operacioni shkoi në mënyrën e duhur, momentalisht kjo është gjëja më e rëndësishme. Së bashku me kapitenin tonë, ne do të shkojmë hap pas hapi. Manuel do të kthehet edhe më u fortë se kurrë gjatë muajit janar”, deklaroi Karl-Heinz Rummenigge.

Neuer e ka pësuar lëndimin në të njëjtën këmbë që e kishte thyer në çerekfinalen e vitit të kaluar të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit.

Gjermani është paraqitur për herë të parë këtë edicion me 28 gusht kundër Werder Bremen dhe deri më tani ka regjistruar katër paraqitje./Zëri