Juventusi, Napoli dhe Interi luftojnë për titullin

Sport September 19, 2017 - 11:34

Ish-mbrojtësi i Interit, Ivan Cordoba beson se Juventusi, Napoli dhe Interi do të luftojnë për titullin e ligës italiane, transmeton zeri.info

Që të tre ekipet kanë filluar edicionin e ri duke fituar katër ndeshjet e para në kampionatin italian. Cordoba, i cili kishte kaluar 13 sezone me Interin, foli për ish-ekipin e tij.

“Nëse ju vishni fanellën e Interit, ju nuk mund të bëni kalkulime. Ju duhet të hyni në fushë me idenë për të fituar, kjo fanellë iu imponon këtë. Interi do të ketë sukses vetëm nëse synon direkt titullin, s’ka arsyetime. Nëse synoni për vendin e parë, ndoshta mund të përfundoni në pozitën e tretë”, deklaroi Cordoba për “Gazzetta dello Sport”.

“Renditja thotë se Juventusi, Napoli dhe Interi kanë diçka më shumë se ekipet e tjera”, shtoi ai./Zëri