Shqipëri-Zvicër, rezultat turpërues

Sport September 15, 2017 - 21:30

Kombëtarja e femrave i nisi në mënyrën më të keqe të mundshme eliminatoret e Kampionatit Botëror duke u mundur ndaj Zvicrës në “Elbasan Areana” me rezultatin 1-4.

Skuadra e drejtuar nga Armir Grima e pa veten në disavantazh në minutën e 23-të, ndërsa pjesën e parë zviceranet shënuan edhe 2 herë të tjera, duke “kapitulluar” vajzat kuqezi.

Në minutën e  67, Dikeman realizoi edhe golin e 4-t për miqtë, ndërsa Shqipëria gjeti golin e nderit në minutën e 81 me anë të Lavdije  Begollit.

Sfidën e radhës Kombëtarja e femrave do ta luajë në datën 19 shtator ndaj Bjellorusisë, përsëri në “Elbasan Arena”.