Reali, pas Sanchezit

Sport September 15, 2017 - 18:01

Real Madrid nuk ka të ndalur. Pas David de Geas dhe Eden Hazardit, gjiganti spanjoll e ka vënë edhe një objektiv para vetes për vitin 2018.

Në fakt, “Don Balon”, raporton zeri.info, shkruan se “Los Blancos” e kanë futur sulmuesin e rrezikshëm të Arsenalit, Alexis Sanchez, në listën e ngushtë të synimeve që kanë për verën e vitit të ardhshëm.

Futbollisti kilian, i cili në të kaluarën kishte luajtur në Udinese dhe Barcelonë, ishte shumë pranë transferimit në Manchester City gjatë kësaj vere, por transferi dështoi në momentet e fundit.

Megjithatë, ky mund të jetë sezoni i tij i fundit me “Topçinjtë”, pasi i kanë mbetur edhe pak muaj kontratë deri në fund të këtij edicioni dhe nuk e ka ndërmend ta vazhdojë atë.

Po ashtu, Reali i ka në listë edhe sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang, Robert Lewandowski e Andrea Belotti. /Zëri/