S’ka bisedime për Ozilin

Sport September 15, 2017 - 17:59

Arsenal dhe Mesut Ozil nuk i kanë nisur ende bisedimet për kontratën e re dhe kjo nuk do të ndodhë deri në muajin shkurt, raporton zeri.info.

Për këtë ka siguruar tabloidi gjerman “Sport Bild”, i cili i ka hedhur poshtë spekulimet se palët tashmë i kanë nisur diskutimet për kontratën e re.

Ozilit i skadon kontrata aktuale në fund të këtij sezoni dhe paraprakisht flitej se me kontratën e re mund t’i përfitojë 9 milionë euro në sezon.

Sidoqoftë, “Topçinjtë” thuhet se i kishin ndërprerë bisedimet e mëparshme me yllin gjerman me prejardhje turke për shkak të paqartësive rreth së ardhshmes së menaxherit Arsene Wenger.

Prandaj, pasi ky i fundit pritet të qëndrojë në Londër, rrugën e tij mund ta ndjekë edhe ish-futbollisti i Werder Bremenit dhe Real Madridit. /Zëri/