Messi po luan nën kontratën e re

Sport September 15, 2017 - 17:58

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, ka zbuluar se pesë herë fituesi i Topit të Artë, Lionel Messi, tashmë është duke luajtur nën kontratën e tij të re, raporton zeri.info.

Ylli argjentinas është marrë vesh gjatë muajit korrik që ta vazhdojë kontratën deri në vitin 2021, por nuk e ka vendosur ende të zezën mbi të bardhë me gjigantin katalunas.

Dhe, kjo ka vënë dyshime rreth së ardhmes së Messit në Camp Nou, pas transferit rekord të Neymarit në Paris Saint-Germain.

“Ne do ta plasojmë foton me nënshkrimin e Messit, shpresojmë para fundit të këtij viti, por kontrata është nënshkruar nga babai i tij, i cili e ka fuqinë e të drejtave të tij të imazhit”, ka thënë Bartomeu për “8TV”.

“Kjo kontratë është nënshkruar deri në vitin 2021 dhe tashmë lojtari është duke luajtur me kontratën e re”, ka shtuar ai. 30-vjeçari e ka kaluar krejt karrierën në Barcelonë dhe pritet ta përfundojë atë në gjigantin spanjoll. /Zëri/