Reali në garë me Barçën për Lopez

Sport September 15, 2017 - 17:57

Real Madridi i është futur garës për transferimin e objektivit të Barcelonës, Maxime Lopez. Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Sport”, raporton zeri.info.

“Los Blancos” paraprakisht ishin paralajmëruar nga rivalët e “El Clasicos” për interesimin rreth 19-vjeçarit, por duan ta transferojnë atë para Barçës, duke e pasur parasysh se mesfushori ofanziv i Olympique Marseilles bën pjesë në projektin e tyre afatgjatë me lojtarë të rinj dhe perspektivë.

Prezenca e trajnerit Zinedine Zidane thuhet të jetë faktor i madh në favorizimin që ka Reali dhe ata po bëjnë presion në përfaqësuesin francez, i cili i ka zhvilluar 43 ndeshje me ekipin e parë të Marseilles.

As gjiganti katalunas nuk po rri duarkryq. Edhe talenti tjetër, Aymeric Laporte, pritet ta refuzojë ofertën prej 70 milionë eurosh të Barcelonës për t’iu bashkuar Realit. /Zëri/