Kjo është e ardhmja e Iniestas

Sport September 15, 2017 - 17:56

Andres Iniesta është bërë një “çështje” tek Barcelona, raporton zeri.info.

Mesfushori spanjoll nuk e ka vazhduar ende kontratën me gjigantin katalunas, por presidenti Josep Maria Bartomeu është shprehur i bindur se veterani i skuadrës do të vazhdojë të luajë në Camp Nou.

“Marrëveshja me Iniestan do të jetë speciale, do të jetë speciale vetëm pse bëhet fjalë për të. Nuk do ta zbuloj ekzakt se çfarë, sepse është pjesë e privatësisë së negociatave. Me të kemi biseduar qe një kohë të gjatë”, u shpreh kreu i klubit katalunas për “8TV”.

“Iniesta nuk është vetëm një pikë referimi për ne, por po ashtu një mbështetës i të rinjve. Ai e ka fituar të drejtën të luajë këtu derisa të vendosë ai vetë. Andres është kritik ndaj klubit të tij dhe ideja është që ky vazhdim i kontratës do të jetë i padefinuar, kështu që ai do ta mbyllë atë kur të dëshirojë”, vazhdoi Bartomeu.

33-vjeçarit i skadon kontrata aktuale në fund të këtij sezoni, por të dyja palët duken mjaft të interesuara për ta vazhduar bashkëpunimin edhe më tutje. /Zëri/