Interi e shtrenjton Icardin

Sport September 15, 2017 - 17:55

Mauro Icardi është sot njëri prej sulmuesve më të mirë dhe më të kërkuar në Evropë, shkruan zeri.info.

Për sulmuesin argjentinas interesim kanë shprehur skuadrat e mëdha evropiane, por deri tash mjaft mirë ka rezistuar klubi i tij aktual, Inter.

Madje, “Nerazzurri” e ka rritur klauzolën e shkëputjes së kontratës së tij në 190 milionë funte, mbi 200 milionë euro, për klubet që duan ta transferojnë ish-futbollistin e Sampdorias.

Për përfaqësuesin argjentinas interesim të theksuar kanë shprehur Chelsea dhe Manchester United, shkruan “Premium Sport”.

Icardi e kishte vazhduar kontratën me klubin italian në tetor të vitit 2016, ndërsa tash palët planifikojnë t’i nisin bisedimet rreth kontratës së re. Icardi është njëri prej shënuesve më të mirë në Serie A. /Zëri/