Objektivat e Realit

Sport September 15, 2017 - 17:52

Real Madridi është duke menduar qysh tash për transferimet që pritet t’i bëjë gjatë verës së vitit 2018, raporton zeri.info.

Sipas medieve të huaja, respektivisht “Don Balon”, gjiganti spanjoll i ka dy objektivë kryesorë për afatin kalimtar të verës së ardhshme.

Bëhet fjalë për lojtarët që i ndjek qe një kohë të gjatë: portierin e Manchester Unitedit, David de Gea, si dhe mesfushorin ofanziv të Chelseat, Eden Hazard.

Portieri spanjoll, dikur pjesë e Atletico Madridit, është objektiv i “Los Blancos” qe dy vjet, por duket se ai do ta kalojë sezonin e fundit në “Old Trafford”, pasi edhe vetë e ka shprehur indirekt dëshirën për të shkuar në “Santiago Bernabeu”.

Kurse, mesfushori belg është përfolur edhe më parë për një transferim të mundshëm tek kampioni evropian. /Zëri/