Ja me sa mijëra euro e mbështet Komiteti Olimpik i Kosovës, Majlinda Kelmendin

Sport September 15, 2017 - 15:58

Kampionia Olimpike, Majlinda Kelmendi, sot ka operuar ligamentin kryqëzor, duke e kaluar me sukses të plotë, pas lëndimit të pësuar në Kampionatin Botëror të xhudos, të mbajtur muajin e kaluar në Budapest të Hungarisë.

Ajo do ta vazhdojë rehabilitimin në Slloveni. Me këtë rast, Bordi Ekzekutiv i Komitetit Olimpik të Kosovës ka marrë vendim që për rehabilitimin e Majlinda Kelmendit ta mbështetë me 4 mijë Euro.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon operimin me sukses të heroinës tonë dhe i dëshiron shërim sa më të shpejtë.

BE i KOK-ut kishte mbështetur edhe karateistin, Alvin Karaqi, me 3 mijë euro, për heqjen e pjesshme të shpenzimeve të operimit, pas lëndimit të pësuar në garën ndërkombëtare në Erzurum të Turqisë.

Kujtojmë që kjo mbështetje vlen vetëm për sportistët elitarë.