Pas largimit të Ramadanit, ky është vendimi i 89-shit për trajner

Sport September 15, 2017 - 11:03

Pas ndarjes nga Zekirija Ramadani, Trepça ’89 nuk po mendon për trajnerin e ri, shkruan sot gazeta Zëri.

Kampionët e Kosovës e humbën ndeshjen e fundit me Vllazninë e Pozheranit dhe kjo bëri që ata të ndahen me trajnerin shqiptar nga Maqedonia.

Dhe kryetari i klubit, Abedin Zeka, i ka thënë “Zërit” se “Xehetarët” do të vazhdojnë me trajnerët e shkollës së futbollit, Sabit Osmani dhe Veton Çitaku, në kërkim të rikthimit të lojës së mirë dhe rezultateve pozitive. /Zëri/