Kujtojnë pavarësimin e futbollit

Sport September 15, 2017 - 11:02

Federata e Futbollit e Kosovës për nder të 26-vjetorit të pavarësimit të futbollit të Kosovës, sot, në orën 14:30, në stadiumin e Flamurtarit, do ta organizojë ndeshjen revyale ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje zhvillohet tradicionalisht për ta shënuar shkëputjen e futbollit të Kosovës nga sistemi i ish-Jugosllavisë, kur pikërisht këto dy skuadra kishin luajtur ndeshjen e parë më 13 shtator të vitit 1991, shkruan zeri.info.

Kjo ndeshje zakonisht është zhvilluar më 13 shtator, por sivjet, për shkak se në mesjavë ka pasur ndeshje në Superligë dhe në Ligën e Parë, është vendosur që ndeshja të luhet më 15 shtator.

Pas ndeshjes për pjesëmarrësit e kësaj loje do të organizohet edhe një koktej rasti. /Zëri/