Çka po ndodhë në ndeshjen Dynamo – Skënderbeu?

Sport September 14, 2017 - 20:21

Ka përmbysje të rezultatit në ndeshjen ndërmjet Dynamo Kyivit dhe Skënderbeut, e vlefshme për fazën e grupeve të Europa Leagues, shkruan zeri.info.

Në fakt, skuadra shqiptare kishte kaluar në epërsi në minutën e 39-të me anë të Gjergji Muzakës.

Mirëpo, me të filluar pjesa e dytë, skuadra ukrainase ka shënuar dy herë.

Fillimisht e barazoi rezultatin me anë të Serhiy Sydorchuk në minutën e 47-të, e më pas kaloi në avantazh me anë të Junior Moraes në minutën e 49-të. /Zëri/