Roberto Mancini njoftohet me FC Prishtinën

Sport September 14, 2017 - 20:08

Krahas procesit të ngritjes së FC Prishtinës në një nivel më të lartë, drejtuesit e klubit bardh e kaltër po vazhdojnë t’i shfrytëzojnë të gjitha kanalet për afrim të klubit të tyre me ato ndërkombëtare.

Së fundmi anëtari i Bordit të FC Prishtinës, Naim Ejupi, e ka bërë një gjë të tillë. Zyrtari i lartë i klubit bardh e kaltër e ka takuar trajnerin e famshëm italian, Roberto Mancinin, të cilin e ka njoftuar për historinë e lavdishme të skuadrës bardh e kaltër dhe proceset ambicioze të saj.

Këtë Ejupi e ka bërë përmes Massimo Tramontana, menaxherit të Genoas, i cili merret me aranzhimin e ndeshjeve të klubit të famshëm italian.

Tramontana para pak kohësh kishte kërkuar nga FC Prishtina ndeshje miqësore me Genoan në Kosovë, por palët janë pajtuar që këtë miqësore ta shtyjnë për një të ardhme të afërt, përkatësisht pas rinovimit të stadiumit të FC Prishtinës.

Për këtë çështje kanë diskutuar sërish Naim Ejupi me Tramontanan, i cili ka konfirmuar afërsinë e Genoas me FC Prishtinën. /Zëri/

Image