Kjo është pozita e Kosovës në renditjen e re të FIFA-s

Sport September 14, 2017 - 11:56

FIFA e ka zbuluar sot paradite renditjen më të re botërore më të re të Kombëtareve, shkruan zeri.info.

Dhe, në bazë të kësaj listë, Kosova ka pësuar rënie në ranglistë, pas humbjeve nga Kroacia dhe Finlanda këtë muaj.

Tash, ekipi Verdhekaltër gjendet në pozitën 184-t dhe ka 67 pikë, duke përfunduar katër pozita më poshtë se muajin e kaluar.

Kosova e ka lënë përfundi Xhibutin dhe është prapa Bermudas në këtë renditje. /Zëri/