Kane i ngjashëm me Raulin

Sport September 14, 2017 - 11:49

Ish-futbollisti uellsian, Craig Bellamy ka thënë pas fitores së Tottenhamit 3-1 ndaj Borussia Dortmundit se sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane është i ngjashëm me legjendën e Real Madridit, Raul Gonzalez, transmeton zeri.info

Kane realizoi dy gola në fitoren e klubit londinez në triumfin ndaj gjermanëve.

“Kur Kane doli së pari në skenë më kujtonte Raulin. Ai nuk është shumë i shpejtë, ai është i mençur në lëvizjet e tij, ai e kupton vendin e tij në fushë dhe mund t’i fitoj vetës hapësirë nga asgjëja. Raul është i jashtëzakonshëm dhe gjithmonë do të mbetet ashtu, por Kane ka ngjashmëri me të, ai është sulmues i tipit të tij”, deklaroi Bellamy.

“Nëse Kane vazhdon në këtë rrugë, ai është lojtari i vetëm që mund të rrezikojë rekordin e golave të Alan Shearer në ligën angleze”, shtoi ish-sulmuesi uellsian./Zëri