Interi pas Chiesas

Sport September 14, 2017 - 11:22

Interi është duke shprehur interesim të madh për mesfushorin e Fiorentinas, Federico Chiesa, transmeton zeri.info

19-vjeçari është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij për Fiorentinan dhe gjithashtu ka tërhequr vëmendjen e klubeve angleze si Liverpooli dhe Evertoni.

Interi dëshiron reprezentuesin italian, por Fiorentina i ka vënë futbollistit një çmim prej 40 milionë eurosh.

Gjithashtu është bërë e ditur se Interi dhe Fiorentina kanë diskutuar për mesfushorin edhe kur klubi milanez ishte duke negociuar për transferimet e Borja Valeros dhe Matias Vecinos.

Sidoqoftë, do të jetë e vështirë që Interi ta transferoj italianin gjatë afatit kalimtar të janarit, por gjërat mund të ndryshojnë në verë.

Përveç Interit, Chiessa është vëzhguar edhe nga presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis./Zëri