Klopp: Merituam fitoren

Sport September 14, 2017 - 11:10

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp pranoi se skuadra e tij duhet të përmirësohet pas barazimit 2-2 ndaj Sevillës, por gjithashtu mendon se ka shumë gjëra pozitive që mund të merren nga ai takim, transmeton zeri.info

Liverpooli u gjend në disavantazh që në minutën e 5-të pas shënimit nga Wissam Ben Yedder, kurse golat e Roberto Firminios dhe Mohamed Salahut ia rikthyen epërsinë gjigandit anglez para së Joaquin Correra të vuloste barazimin.

“Ishte performancë për fitore gjatë 85-86 minutave dhe skuadra luajti mirë ndaj një skuadre që gjithashtu luan mirë. Ne kishim përgjigje për gjithçka përveç golave. Duhet t’i shikoj përsëri. Kjo nuk është gjë e mirë. Ishte një ndeshje emocionuese nga lojtarët e mi, të gjithë e panë dëshirën dhe pasionin tonë, por ne morëm një pikë. Ne e dimë se duhet të përmirësohemi, por ka shumë potencial dhe ne duhet të punojmë për këtë”, deklaroi Klopp.

“Është një barazim, nuk ndihemi mirë, por jam i kënaqur me pjesët e mira të performancës”, shtoi gjermani./Zëri