Mane: Prisja vetëm kartonin e verdhë

Sport September 14, 2017 - 10:54

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane thotë se priste vetëm kartonin e verdhë dhe jo atë të kuqin në ndeshjen kundër Manchester Cityt, transmeton zeri.info

Mane bëri një ndërhyrje të rrezikshme ndaj portierit të Manchester Cityt, Ederson dhe gjyqtari vendosi që ta përjashtonte nga loja.

Livrpooli dështoi në apelimin për të zvogëluar suspendimin e senegalezit dhe sulmuesi do të mungojë në tre ndeshjet e ardhshme të gjigandit anglez në ligën angleze.

Mane luajti në barazimin e së mërkurës 2-2 kundër Sevillas dhe pas ndeshjes foli edhe për ndeshjen ndaj Manchester Cityt.

“Sinqerisht, isha më shumë i përqendruar te portieri se sa te kartoni dhe kur e pashë kartonin e kuq isha i befasuar sepse po prisja nj karton të verdhë”, deklaroi Sane./Zëri