Milani duhet të përmirësoj mentalitetin

Sport September 14, 2017 - 10:45

Legjenda e Milanit, Alessandro Costacurta beson se Milani duhet të punojë në ngritjen e mentalitetit pas humbjes ndaj Lazios, transmeton zeri.info

Të drejtuarit e Vincenzo Montellas u mposhtën 4-1 të dielën e kaluar nga Lazio.

“Për Milanin kjo është një rrugë e re, një fillim i ri. Është rruga që duhet filluar për t’u rikthyer përsëri ajo skuadër, në majën e malit Olimp, diçka që ishte normale për disa vite. Është edhe më mirë që të fillosh këtu dhe Liga e Evropës është faza më e mirë për të harruar Lazion”, deklaroi Costacurta për “Gazzetta dello Sport”.

“Kur Montella flet për shpërqendrimet jashtë fushës, ai ka të drejtë. Në aspektin teknik shoh gabime që mund të ndreqen. Do t’i jepja më shumë rëndësi skuadrës dhe detajeve, ai duhet të punoj me mentalitetin”, shtoi ai./Zëri