Reali e fillon me fitore, barazon Liverpooli

Sport September 13, 2017 - 22:38

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj APOEL Nicosias me rezultatin 3:0, raporton zeri.info

Cristiano Ronaldo (12’, 51’) dhe Sergio Ramos (61’) ishin golashënuesit e madrilenëve.

Liverpooli ka barazuar 2-2 në shtëpi ndaj Sevillës.

Ben Yedder shënoi i pari për Sevillan që në minutën e pestë, kurse Roberto Firmino (21’) dhe Mohamed Salah (37’) ia rikthyen epërsinë Liverpoolit para se Joaquin Correra të barazonte në minutën e 72-të.

Manchester City ka fituar 4-0 si mysfir i Feynoordit, kurse Tottenhami ka mposhtur 3-1 Borussia Dortmundin.

Rezultatet e ndeshjeve:

Liverpool 2 - 2 Sevilla

Maribor 1 - 1 Spartak

Feyenoord 0 - 4 Manchester City

Shakhtar Donetsk 2 - 1 SSC Napoli

FC Porto 1 - 3 Besiktas

RasenBallsport Leipzig 1 - 1 Monaco

Real Madrid 3 - 0 APOEL Nicosia

Tottenham Hotspur 3 - 1 Borussia Dortmund