UEFA vendos për gjestin e turpshëm të Higuainit ndaj tifozëve të Barcelonës (Video)

Sport September 13, 2017 - 17:32

UEFA nuk do ta dënojë Higuainin pas veprimit që bëri ndaj tifozëve të Barcelonës.

Ylli i Juventusit, Gonzalo Higuain, ka shmangur veprimet disiplinore nga UEFA për gjestin e tij ndaj fansave të Barcelonës të martën në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.

Ish-futbollisti i Real Madridit i kishte drejtuar gishtin e mesëm fansave në “Camp Nou” dhe rrezikonte dënimin nga UEFA, por një gjë e tillë është mohuar nga institucioni më i madh i futbollit në Evropë.

UEFA ka konfirmuar se nuk ka nisur asnjë procedurë disiplinore për ndeshjen Barcelona – Juventus, ku triumfuan spanjollët 3:0.