Dua të marr drejtimin e ndonjë ekipi

Sport September 13, 2017 - 17:06

Ish-futbollisti holandez, Clarence Seedorf thotë se përsëri dëshiron të bëhet trajner i ndonjë skuadre pas jetëgjatësisë së shkurtër që e pati nën drejtimin e Milanit në vitin 2014, transmeton zeri.info

Seedorf zëvendësoi në atë kohë Massimiliano Allegri, por u shkarkua në fund të edicionit.

“Tashmë kam qenë një herë (trajner) në Itali dhe ne bëmë një punë të mirë. Fatkeqësisht nuk zgjati shumë. Do të shohim nëse vjen ndonjë mundësi. Jam duke kërkuar për një projekt interesant. Bota e futbollit gjithmonë është duke lëvizur me shpejtësi, shpresoj që përsëri të kthehem në pankinë”, deklaroi Seedorf./Zëri