Kroos është ujdia e shekullit

Sport September 13, 2017 - 15:39

Menaxheri i Toni Kroos, Volker Struth konsideron se Real Madridi ka arritur të bëj marrëveshjen e shekullit pas nënshkrimit me klientin e tij për vetëm 25 milionë euro, transmeton zeri.info

Kroos është një prej futbollistëve kyç të klubit madrilen dhe është paraqitur në 150 ndeshje që prej transferimit të tij nga Bayern Munichu në vitin 2014.

Shuma që pagoi Real Madridit për gjermanin është shumë e ulët në krahasim me Neymarin, i cili shkoi te Paris Saint-Germaini për 222 milionë euro apo Ousmane Dembele që nënshkroi me Barcelonën për 147 milionë euro.

“Nëse shikoni shumat që paguhen sot dhe kujtoheni se Toni kushtoi 25 milionë euro, ju mund të thoni se kjo është ujdia e shekullit për Realin”, deklaroi Struth./Zëri