Feronikeli akuzon gjyqtarin, ironizon dhe Llapin

Sport September 13, 2017 - 14:33

Feronikeli është ankuar se gjyqtari Gramoz Shala ia mohoi fitoren përballë Llapit, ndeshja ndërmjet të cilëve të martën u mbyll baras, 0:0.

“Nikli” pretendon se gjyqtari nuk ia ka dhënë dy penallti, njërin prej të cilëve fillimisht e kishte akorduar, por pastaj e anuloi vendimin e tij, duke i dhënë gjuajtje të lirë Llapit, raporton "Zëri".

“Ndeshja ishte plotësisht nën administrimin e Feronikelit, i cili e posedoi topin, ndërsa zhagitjet i takuan skuadrës të vetëquajtur ‘Llapi Evropian’./Zëri/