Modric kritikon ashpër FIFA-n

Sport September 03, 2017 - 17:43

Luka Modric nuk është i kënaqur me FIFA-n rreth ndeshjes me Kosovën, të cilën u detyruan ta zhvillojnë sot

Mesfushori kroat, Luka Modric është i lumtur për fitoren 1:0 ndaj Kosovës, por jo edhe me organizimin e FIFA-s.

“Ishte ndeshje shumë e vështirë dhe ne e dinim se do të jetë kështu, por e rëndësishme është fitorja. Tani duhet të pushojmë për të martën”, tha Modric pas ndeshjes, për të kritikuar më pas FIFA-n.

“Pasiguria rreth ndeshjes ka ndikuar te ne. Mbrëmë fillimisht u tha se nuk do të luajmë sot, ndërsa në mëngjes posa u zgjuam na njoftuan se do të luajmë. Kjo nuk është normale për një ndeshje kaq të rëndësishme dhe më mirë që fituam”, vazhdoi ai.

“Ne kemi vetëm 48 orë për ndeshjen e radhës ndaj Turqisë. Organizimi ka qenë shumë i keq, por tashmë ka përfunduar”.

Pas kësaj fitoreje të vështirë, Kroacia ka marrë vendin e parë në Grupin I më 16 pikë, dy më shumë se sa Ukraina. /Express/