​Heroi i Kroacisë me fjalë të mëdha për Kosovën

Sport September 03, 2017 - 17:00

Domogoj Vida e ka pranuar se ndeshja kundër Kosovës ka qenë shumë e vështirë

Mbrojtësi kroat, Domogoj Vida, i cili shënoi golin e vetëm ndaj Kosovës, tha se kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për ta.

Ai e pranoi se Kosova u ka shkaktuar shumë probleme, por tha se e rëndësishme është që kanë marrë tre pikë.

“Ishte e vështirë në një teren jo të përshtatshëm. Më e rëndësishmja është që kemi marrë tre pikë dhe jemi lider”, tha fillimisht Vida.

“Nuk ishte ndeshje e lehtë për ne ndaj Kosovës, por ne arritëm në fund tre pikët”. /Express/