Trajneri i Kroacisë befason me deklaratën pas ndeshjes, ja çfarë thotë për Kosovën

Sport September 03, 2017 - 16:52

Për trajnerin e Kroacisë, përballja ndaj Kosovës nuk ka qenë aspak e lehtë.

Ante Çaçiq pas ndeshjes për mediet kroate, ka thënë se e kishte shumë të vështirë ta përgatiste skuadër në një ndeshje që u zhvillua në dy kohë, e kundër një Kosovë mirë të organizuar në mbrojtje, përcjellë lajmi.net

“Nuk ka qenë e lehtë, por tre pikët janë shumë të rëndësishme. Duhet të jemi të kënaqur, ndeshja u zhvillua në dy kohë, dhe ne nuk e dinim nëse do të luajmë sot. Për gjithë këtë, unë dua të falënderoj lojtarët e mi, sepse nuk ka qenë e lehtë të përgatitemi dy herë ndaj të njëjtit kundërshtar”, ka deklaruar Çaçiq.

Tutje trajneri kroat, ka vlerësuar organizimin e Kosovës në repartin defensivë, ku u mbajtën për 74 minuta.

“Kundërshtari ka luajtur shumë mirë në mbrojtje, kishin organizim brilliant në mbrojtje, por ne ia dolëm mirë. Nëse do të shënonim më herët, do ta kishim më të lehtë. Ne e merituam fitoren”.