Klubi italian, një hap larg Memushaj

Sport August 23, 2017 - 13:41

Orë vendimtare për transferimin e Ledian Memushajt te Benevento në Serinë A. Skuadra e sapongjitur në elitën e futbollit italian ka intensifikuar bisedimet me drejtuesit abrucezë, për ta mbyllur marrvëeshjen brenda gushtit. 30-vjecari vlonjat do të ishte një dhuratë e cmuar për trajnerin Marco Baroni, që po këmbëngul prej kohësh për afrimin e një mesfushori me profilin e Memushajt. Te Benevento lojtari i kombëtares shqiptare do t’i bashkohej kuqeziut tjetër Berat Djimsiti, që u transferua te kjo skuadër në formë huazimi nga Atalanta, pas një sezoni mjaft pozitiv te Avellino në Serinë B. Formula e transferimit do te jete interesante, Benevento do ta huazoje mesfushorin me te drejte blerjeje te detyruar ne prezencen e pare ne fushe me ekipin e ri sic raporton eksperti i merkatos, gazetari italian Gianliuca Di Marzio.

Pavarësisht se Pescara nuk arriti të mbijetontë në Serinë A sezonin e kaluar, Memushaj ishte ndër më të vlerësuarit te abruzezët, ku aktivizohet prej tre sezonesh. I graduar madje kapiten i Peskarës Memushaj zbriti në fushë në 35 ndeshje në Serinë A, duke shënuar një gol në humbjen 3-2 në fushën e Romës.