Ozil dhe Xhaka të parët për pasime

Sport August 23, 2017 - 13:20

Mesfushori shqiptar i Arsenalit, Granit Xhaka është futbollisti i dytë pas bashkëlojtarit të tij, Mesut Ozil për më së shumti pasime të kompletuara në fazën e sulmit.

Ozil ka bërë gjithsej 91 pasimë në fazën e sulmit të Arsenalit gjatë dy ndeshjeve të para të klubit londinez në ligën angleze, kurse Xhaka ka arritur të kompletojë 59 sosh.

Ndërkohë vendi i tretë në këtë renditje i takon ylli të Manchester Cityt, David Silva i cili kishte vetëm një pasim më pak se sa futbollisti i lindur në Prishtinë.

Vendin e katërt për pasimet e kompletuara në fazën sulmuese e zë mesfushori i Tottenhamit, Christian Eriksen, i cili dëshiron ta vazhdojë formën e mirë të cilën e kaloi edhe gjatë edicionit të kaluar. Danezi ka kompletuar 55 pasime në dy javët e para./Zëri