SHGSK-ja do të dërgojë 13 gazetarë në Zagreb për ndeshjen Kroaci – Kosovë

Sport August 23, 2017 - 13:06

Shoqata e Gazetarëve Sportiv të Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për udhëtimin e gazetarëve të sportit për të përcjellë ndeshjen mes Kroacisë dhe Kosovës.

Në konferencën për media, Edmond Thaçi, nënkryetar i SHGSK-së ka thënë se do të vazhdojnë të jenë përkrah gazetarëve dhe se organizimi i këtij udhëtimi është bërë në bashkëpunim me agjencinë turistike ‘Vas Tour’ dhe Federatës së Futbollit të Kosovës për t’ua lehtësuar gazetarëve përcjelljen e kësaj ngjarje.

Arlind Sadiku, sekretar i Shoqatës tha se në Zagreb do të jenë gjithsej 11 gazetarë dhe 2 kameraman.

“Shoqata e Gazetarëve të Sportit ka bërë edhe disa projekte të tjera, do të ketë edhe takime me kolegët gazetarë dhe me kryetarin e Shoqatës së gazetarëve atje. Besoj që do të jetë një mundësi e mirë sepse e dimë sa e limituar është mundësia e përcjelljes së aktiviteteve të tilla. Bordi i Shoqatës në bashkëpunim me partnerët e saj, mundëson udhëtimin vajtje ardhje dhe akomodimin e gazetarëve pa pagesë në qendër të Zagrebit”.

Gazetarët do të nisen më 1 shtator në ora 6:00 në mëngjes dhe do të kthehen me 3 shtator në mbrëmje.

Lista e gazetarëve që udhëtojnë në Zagreb përbëhet nga:

Arlind Grantolli

Edmond Thaçi

Qëndresa Krelani

Leonard Hajdaraj

Genta Cana

Fatmir Bytyqi

Agron Gashi

Dren Gërguri

Esad Ejupi

Masar Sokoli

Dardan Berisha

Adem Haliti

Moral Pozhegu