Majlinda, konkurrente për më të mirën e botës për ciklin olimpik 2012/2016

Sport August 23, 2017 - 13:02

Trajneri Driton Kuka njofton se kontingjenti kosovar që merr pjesë në Kampionatin Botëror të xhudos do ta marrë rrugën drejt Hungarisë të shtunën, pasi të dielën në mbrëmje do të jenë pjesëmarrës në gala mbrëmjen ku do të zgjidhen femra dhe mashkulli më i mirë në botë për ciklin olimpik 2012-2016.

E nominuar është Majlinda Kelmendi dhe Kosova shpreson që ajo ta fitojë këtë çmim prestigjioz individual, shkruan zeri.info.

Sidoqoftë, Kuka thotë se më shumë është i fokusuar tek gara që i pret xhudistët e tij, me të cilët synon të kthehet në Kosovë me medalje. /Zëri/